VIDEO/ Prezantim epik me dragonj i Dejvi Bregut në klubin arab: Të zbusje Hajdutin e Deleve nuk ishte aq e vështirë
Dejvi Bregu ka nisur zyrtarisht aventurën e tij në futbollin arab, pasi është prezantuar sot si përforcimi më i ri i klubit të Al Zulfi në kategorinë e dytë të Arabisë Saudite, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”.

Futbollisti i ka dhënë lamtumirën Dinamos dhe ka nisur këtë aventurë të re në futbollin saudit, me objektivin për të ndihmuar klubin e kategorisë së dytë që të synojë ngjitjen në elitë. Ka qenë vetë klubi i Al Zulfi ai i cili ka bërë të ditur nënshkrimin me Bregun, i cili ka firmosur kontratë për këtë sezon, me të drejtën e rinovimit edhe për sezonin e ardhshëm.

Prezantimi i Bregut ka qenë i veccantë, pasi është përshtatur me inteligjencë artificiale një skenë e serialit televiziv “House of Dragons”, më saktësisht momentin kur zbutet një nga dragonjtë, që ka emrin Sheepstealer (Hajduti i Deleve).
“Të zbusje Hajdutin e Deleve nuk ishte aq e vështirë”, shkruante klubi arab në komentin përkrah videos së prezantimit të Bregut.
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE:













