Përgjaket kualifikimi i Francës, një tifoze 17-vjeçare humb jetën gjatë festimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 10:56

Përgjaket kualifikimi i Francës, një tifoze 17-vjeçare humb jetën gjatë festimeve

Franca mposhti me shifrat 2-0 Marokun në çerekfinalet e Botërorit, për të prekur për herë të tretë radhazi gjysmëfinalet e këtij turneu. Por festimet e francezëve janë përgjakur nga vdekja e një tifozeje.jkkNjë vajzë 17-vjeçare vdiq mbrëmë në Aulonye-Aymeries, në veri, pasi ra nga një kamion në të cilin po festonte fitoren e ekipit të saj kombëtar.

Pasi ajo ra, u përplas nga një automjet tjetër ku humbi jetën menjëherë.

Gjashtë nga miqtë e viktimës, të gjithë të mitur, janë në gjendje shoku ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar.

PANORAMASPORT.AL