Rezultatet e katër ekipeve të Superiores në Europë, ja si është situata e kampionatit shqiptar në renditjen e UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 23:44

Rezultatet e katër ekipeve të Superiores në Europë, ja si është situata e kampionatit shqiptar në renditjen e UEFA-s

Katër skuadrat e Kategorisë Superiore kanë plotësuar ndeshjet e tyre të para në turin e parë të kompeticioneve europiane në të cilat marrin pjesë.

superiore uefa

Egnatia e mbylli në barazim në Champions, ashtu si Elbasani në Ligën e Konferencës. Vllaznia fitoi ndeshjen e saj, ndërsa Dinamo u mund. Kësisoj, në total ekipet e Superiores deri tani kanë siguruar 0,5 pikë për renditjen e përgjithshme të UEFA-s sa u përket kampionateve, nga e cila më pas përcaktohet edhe numri i skuadrave që marrin pjesë nga çdo kampionat në turne të ndryshëm dhe raundi nga i cili e nisin garën.

Me pikët e siguruara, Shqipëria nuk ka lëvizur nga vendi i 44-t, i cili të paktën për këtë tur ndeshjesh mund të cilësohet thuajse i sigurt.

dfdfdfdfdfdf

Objektivi vazhdon të mbetet ai që kampionati shqiptar të mos bjerë në vendin e 51-të në klasifikimin e UEFA-s, pasi ashtu do të humbiste një skuadër në kompeticionet europiane.

PANORAMASPORT.AL