I doli emri në klubet e Serisë A, Armando Broja zbarkon në Amerikë për të ardhmen
Vera e këtij viti do të jetë vendimtare për të ardhmen e Armando Brojës, i cili tashmë është në një udhëkryq të karrierës. Sulmuesi ka zhvilluar disa sezone zhgënjyese radhazi me klubet dhe hapi i radhës duhet të jetë ai i duhuri, përndryshe pritshmëria për karrierën e tij do të bjerë ndjeshëm.

Futbollisti u diskutua në disa klube italiane si përforcim për merkaton, por nuk ka asnjë gjë konkrete deri tani në këtë pikë. Kaljari, Udineze apo Parma ishin disa ndër klubet që e morën në konsideratë si emër, por prej kohësh duket se janë përqendruar në zgjedhje të tjera.
Ndaj Broja duhet të jetë më i fokusuar te klubi i tij aktual, Bërnli, me të cilin do të luajë në Championship, kategorinë e dytë angleze. Lojtari ka nisur fazën përgatitore me klubin e tij dhe prej dy ditësh, është zhvendosur drejt SHBA, ku Bërnli do të zhvillojë një turne përgatitor.
Në ditët në vijim, Bërnli do të zhvillojë atje edhe tre ndeshje miqësore dhe Broja duhet të tregojë sa vlen që në start të përgatitjeve, pasi rrezikon të mbetet në plan të dytë edhe më klubin aktual. Ajo do të ishte një goditje e rëndë për të ardhmen e tij, nëse synon që të vazhdojë në nivelet më të larta të futbollit europian.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













