Postuar: Korrik 9, 2026 | 19:11
FOTO/ Iku nga Partizani, Sembene i çudit të gjithë dhe shfaqet me fanellën e rivalëve të Superiores
Saliu Sembene i ka çuditur të gjithë me postimin e fundit, duke u shfaqur me fanellën e Vllaznisë. Mbrojtësi u largua nga Partizani pas përfundimit të kontratës, ndërsa mungon rinovimi dhe pse të kuqtë janë të hapur për vazhdimin e bashkëpunimit.

24-vjeçari është kontaktuar nga disa klube në elitën e futbollit shqiptar. Dhe pse ka bërë të ditur se dëshira e vetme në Shqipëri është Partizani, mungesa e rinovimit dhe fanella e Vllaznisë bëjnë që të lindin rrugë të reja.
Sembene ndodhet aktualisht në Senegal. Kujtojmë se te Partizani kontribuonte prej pesë sezonesh.

PANORAMASPORT.AL













