Postuar: Korrik 9, 2026 | 17:50
Shqetësime për Amorim, konfirmohet dëmtimi serioz i sulmuesit të Milanit
Kristian Pulisiç u dëmtua me SHBA-në ndaj Belgjikës, ndërsa testet e fundit mjekësore tregojnë se do të qëndrojë të paktën 1 muaj jashtë fushës së blertë. Shkak është bërë fraktura në fibulën e këmbës.

Për rikuperimin duhen 3 deri në 6 javë. Dhe pse sulmuesi amerikan do të humbasë fazën përgatitore, sërish pritet të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit.
27-vjeçari ka edhe një vit të mbetur kontratë me opsion rinovimi edhe një tjetër. Ky është një shqetësim jo i vogël për trajnerin Ruben Amorim, i cili tashmë po punon me pjesën tjetër të skuadrës.
Pulisiç nuk bëri diferencën me SHBA-në në Botëror. Eliminimi erdhi në fazën 1/8, ndërsa Pulisiç regjistroi një asistim gjatë Botërorit.
PANORAMASPORT.AL













