Flamurtari nis të zyrtarizojë përforcimet, afrohet ish-sulmuesi i Shkëndijës dhe Kukësit
Klubi i Flamurtarit po përforcon ekipin me futbollistët të cilët pritet të ndihmojnë kuqezinjtë të luftojnë për ngjitjen në elitë.

Vlonjatët, pasi kanë zyrtarizuar trajnerin Oltijon Kërnaja, po ndërtojnë edhe skuadrën me të cilën ai do të synojë këtë objektiv, për të rikthyer bregdetarët në elitë. Emri më i fundit që i është bashkuar skuadrës është sulmuesi anësor Jakup Berisha.
26-vjeçari, i cili luan në krahun e majtë të sulmit, ka qenë në të kaluarën pjesë e skuadrave si Shkëndija e Tetovës apo Kukësi, ndërsa në vitet e fundit ka luajtur në kampionatin kosovar me ekipet e Feronikelit, Suharekës dhe Ferizajt.
NJOFTIMI I FLAMURTARIT
“Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e futbollistit Jakup Berisha, i cili bashkohet me skuadrën tonë për sezonin e ri.
Datëlindja: 20 Shkurt 2000
Kombësia: Maqedonia e Veriut Gjatësia: 1.81 m
Pozicioni: Sulmues krahu i majtë
Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Jakup!
PANORAMASPORT.AL













