Nga 64 gola te 36, Klafuriç ka misionin të rikthejë sulmin te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 15:40

Nga 64 gola te 36, Klafuriç ka misionin të rikthejë sulmin te Tirana

Ardhja e Bernard Berishës dhe Erdon Dacit ka përmbysur gjithçka te Tirana. Shto këto edhe qëndrimin e Rimal Haxhiut, te bardheblutë gjërat janë riparuar.TIRANA2

Gjithsesi, në këtë repart do të ketë sërish merkato, pasi të tjetër futbollistë mund të afrohen dhe të tjerë mund të largohen. Fakt është që Dean Klafuriç ka tetë elementë që garantojnë një sulm të kompletuar. Qëllimi është që të ndërtojë një sulm konkurrues, i ndryshëm nga një sezon më parë.

ZGJIDHJE PËR SULMIN – Reparti ofensiv i Tiranës ka kaluar një periudhë në rënie sa i përket efikasitetit para portës kundërshtare. Statistikat e sezoneve të fundit tregojnë një ulje të ndjeshme të numrit të golave të shënuar, me edicionin 2025/26 që regjistroi shifrën më të dobët të viteve të fundit. Në 36 ndeshje të kampionatit, bardheblutë realizuan vetëm 36 gola, me një mesatare prej 1 goli për ndeshje. Kjo është një rënie e madhe krahasuar me sezonet e mëparshme, ku Tirana kishte një prodhim më të lartë ofensiv.

Një vit më parë, në sezonin 2024/25, skuadra kryeqytetase shënoi 43 gola në 36 takime, me një mesatare prej 1.19 golash për ndeshje, ndërsa në edicionet 2023/24 dhe 2022/23 arriti kuotën e 56 golave, ose 1.56 gola për ndeshje. Periudha më e mirë e kësaj serie statistikore mbetet sezoni 2021/22, kur Tirana shënoi 64 gola, me një mesatare prej 1.78 golash për ndeshje, duke qenë një nga sulmet më produktive të kampionatit.

Ndërkohë, rekordi i kësaj periudhe është sezoni 2019/20, kur bardheblutë realizuan 67 gola, me një mesatare prej 1.86 gola për ndeshje. Rënia e prodhimit ofensiv është një nga çështjet që trajneri i ri Dean Klafuriç duhet të adresojë gjatë ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri. Përforcimi i sulmit dhe rikthimi i efikasitetit para portës pritet të jenë ndër prioritetet kryesore të merkatos së Tiranës, në mënyrë që skuadra të jetë më konkurruese në garën për objektivat madhorë.60

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL