Vazhdojnë prezantimet, klubi i Superiores afron futbollistin e tetë në merkaton e verës
Pedro Klemente është afrimi i radhës te Vora. Sulmuesi 23-vjeçar i është bashkuar klubit të Abissnet Superiores, pas eksperiencës së fundit me Varzim në kategorinë e tretë të futbollit portugez.

Te Vora vazhdojnë prezantimet e lojtarëve të rinj. Asllanaj, Kovaçi, Halili, Shiba, Gjyla, Frrokut dhe Trajkov janë të tjerë të prezantuar nga më parë.
NJOFTIMI I VORËS: “Pedro Clemente i bashkohet klubit tonë. Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Pedro Clemente është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.
Pedro vjen në skuadrën tonë pas eksperiencës së tij në futbollin portugez me SCU Torreense, 1º Dezembro dhe Varzim. Ai është formuar në akademinë e Gremio.
Me eksperiencën e tij dhe profilin si sulmues qendror, Clemente pritet të sjellë konkurrencë dhe cilësi në repartin ofensiv të skuadrës gjatë sezonit të ri. Mirë se erdhe, Pedro!”
PANORAMASPORT.AL













