Zhegrova nuk bind, Juventusi merr vendimin drastik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 19:26

Zhegrova nuk bind, Juventusi merr vendimin drastik

Edon Zhegrova vazhdon të jetë një nga emrat që qarkullon në merkaton e Fiorentinës. Sipas raportimit të “La Nazione”, klubi vjollcë po kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe e ka përfshirë futbollistin e Kosovës në listën e objektivave për sezonin e ri.

900-0-1758128582xzhegrova-541-600x360-2

Sipas së përditshmes italiane, Fiorentina synon ta transferojë Zhegrovën në formë huazimi, mundësisht me pagesë, duke përfshirë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit. I njëjti formulim po merret në konsideratë edhe për Noa Lang, megjithëse bisedimet për holandezin pritet të kërkojnë më shumë kohë. Ndërkohë, në listën e alternativave të klubit vijon të mbetet edhe Kristian Volpato.

Mbetet për t’u parë nëse Fiorentina do të arrijë të konkretizojë interesimin për Zhegrovën, i cili vazhdon të vlerësohet si një profi l që mund t’i japë më shumë cilësi dhe fantazi krahëve të sulmit. Zhegrova u transferua te Juventusi me shumë bujë por nuk arriti të kthehej në lojtar protagonist për asnjë moment, madje edhe minutat që mori ishin me pikatore. Largimi nga qyteti i Torinos, do të ishte për të ndoshta zgjidhja më e mirë në këtë pikë të karrierës.

PANORAMASPORT.AL