Fillon Liga e Konferencës me çmenduritë e saj, sulmuesi i larguar me bujë nga Tirana përjeton 24 orë makthi nëpër avionë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 18:06

Fillon Liga e Konferencës me çmenduritë e saj, sulmuesi i larguar me bujë nga Tirana përjeton 24 orë makthi nëpër avionë

Liga e Konferencave për edicionin 2026-2027 ka filluar këtë mesjavë dhe si gjithmonë turneu i UEFA-s për klubet më të vogla, dhuron çudira nga më të ndryshmet. Dhe çudinë e javës së parë të aktivitetit e ka përjetuar Hamrun Spartan i Maltës.

sdffsddsfsfdsdffds

Ekipi duhej të udhëtonte të martën drejt Ishujve Faroe, ku sonte në darkë do të luajë ndaj vendasve të Runavik. Por udhëtimi është vendosur të shtyhet për të mërkurën për shkak të kushteve atmosferike.

Të mërkurën, më në fund avioni është nisur, por nuk ka mundur të ulet dot në Ishujt Faroe për shkak të mjegullës, duke bërë që avioni të përfundojë në Bergen të Norvegjisë. Shumë lojtarë të tmerruar, kanë refuzuar të udhëtojnë përsëri, por më në fund sot klubi i ka bindur dhe avioni është nisur përsëri nga Norvegjia drejt Ishujve Faroe.

Klubi kishte paralajmëruar se nëse nuk do të arrinin të uleshin në ishull, do të ktheheshin në Maltë duke braktisur ndeshjen. Por për fat, gjithçka ka shkuar mirë dhe avioni është ulur sot në drekë në Ishujt Faroe dhe ekipi, pjesë e të cilit është edhe sulmuesi Emanuel Ernest i larguar pak kohë më parë nga Tirana, është bërë gati që të luajë ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL