E BUJSHME/ FIFA fali Balogun, por dënon rëndë rivalin e mundshëm të Argjentinës në gjysmëfinale duke i mohuar përballjen me Mesi & Co
FIFA ka bërë një tjetër “bëmë” sot duke shtuar zërat për favorizime ndaj skuadrave të veçanta. Pak ditë pasi fali kartonin e kuq të Balogun të SHBA falë ndërhyrjes së Donald Tramp, organizata që drejton futbollin botëror ka dyfishuar pezullimin e Xharrel Kuensah të Anglisë.

Ky i fundit ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Meksikës dhe do të mungonte në ndeshjen çerekfinale kundër Norvegjisë. Por ndërsa Anglia priste kthimin e tij për një gjysmëfinale të mundshme, FIFA ka dhënë dënim me dy ndeshje për futbollistin e “tre luanëve”, që do të thotë se do të mungojë në një sfidë të tillë nëse ata vazhdojnë më tej në turne.
Një vendim që ka ndezur rrjetin duke akuzuar FIFA-n për favorizim të dyfishtë, edhe për faktin se rivali më i mundshëm i Anglisë në gjysmëfinale do të jetë Argjentina, për të cilin organizata e futbollit tashmë akuzohet hapur se po e mbron.
PANORAMASPORT.AL













