Vllaznia në hall përballë Brdariç, Martini zyrtarizon formacionin e Europës me… fëmijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 18:50

Vllaznia në hall përballë Brdariç, Martini zyrtarizon formacionin e Europës me… fëmijë

Vllaznia përballet sot me Malishevën në sfidën e vlefshme për turin e parë të Ligës së Konferencës. Takimi në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisë prej orës 20:00.

Vllaznia Edi Martini

Trajneri Edi Martini duhet të përballet me situatën e pazakontë. Në dispozicion janë 18 lojtarë gjithsej ku stoli përbëhet vetëm nga lojtarët e moshave. Ensar Tafili mungon për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar.

Martini ka ndarë mendjen për formacionin zyrtar. Po ashtu dhe trajneri Brdariç në anën tjetër te Malisheva.

Bie në sy se stoli ka lojtarë nën 18 vjeç. Musta dhe Toma ndërkohë janë debutimet e vetme.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Çelikoviç, Pusi, Musta, Qato, Dros, Murataj, Ara, Balaj, Toma

Trajner: Edi Martini

MALISHEVA: Avdyli; Skovgard, D. Kryeziu, Vitija; Veliu, Ferati, Nafiu, Pira, Xhylani, Ibishi, Uka

Trajner: Thomas Brdariç

Screenshot 2026-07-09 184821

bandicam 2026-07-09 18-55-38-814

PANORAMASPORT.AL