E kërkon Hansi Flik, Barcelona bën ofertën e parë zyrtare për Karim Adejemin
E ardhmja e Karim Adejemit mund të jetë te Barcelona, pasi klubi katalanas ka vendosur të hyjë zyrtarisht në garë për anësorin e sulmit gjerman të Borusia Dortmund.

Hansi Flik, i cili njeh lojtarin, ka insistuar që ta ketë te katalanasit dhe për këtë arsye i është bërë një ofertë për t’iu bashkuar kampionëve të La Liga. “Bild” bën të ditur se në adresën e Borusias ka mbërritur edhe oferta e parë zyrtare, me një vlerë prej 20 milionë eurosh plus bonuse, që do ta çonin shifrën në 25 apo 30 milionë euro.
Megjithatë, të njëjtat burime theksojnë se Borusia pritet të refuzojë ofertën e parë pasi kërkon më shumë për futbollistin, të cilin e ka blerë për 30 milionë euro nga Salcburgu. Edhe pse Adejemi ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, gjermanët pretendojnë se mund të fitojnë më shumë nga lojtari.
PANORAMASPORT.AL













