VIDEO/ Gola dhe karton i kuq, Qato dhe Musta firmosin përmbysjen e “çmendur” të Vllaznisë ndaj Malishevës së Brdariç
Vllaznia ka tronditur Malishevën në turin e parë të Ligës së Konferencës. Sfida e parë e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u fitua 2 me 1 nga vendësit.

Ishin miqtë e drejtuar nga trajneri Thomas Brdariç, që kaluan të parët në avantazh. Goli olimpik u shënua në minutën e tretë.
Vllaznia e Edi Martinit nuk u demoralizua nga ky moment, duke shtangur të gjithë kritikët. Sfida u rihap me golin e Qatos, ndërsa pjesa e dytë ndryshoi edhe fatin e gjithë takimit.
Në minutën e 55-të ishte Skovgard që shkaktoi faull dhe mori karton të kuq si lojtar i fundit te Malisheva. Më pas Musta i Vllaznis= e mori përsipër goditjen e dënimit dhe e dërgoi topin në rrjetë në debutimin e tij.
Vllaznia luan në turin e parë me një situatë të paprecedentë. Sot në stol kishte vetëm lojtarë nga akademia. Ndërkohë ishin federuar Toma dhe Musta, ndërsa pjesa tjetër kishte mbetur nga sezoni i kaluar.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
VLLAZNIA 2-1 MALISHEVA
37′ Qato, 56′ Musta – 3′ Xhylani
NGJARJET KRYESORE
90+7′ Mbyllet ndeshja, Vllaznia 2-1 Malisheva.
90+2′ Goditja e Qatos kontrollohet pa problem nga portieri Avdyli.
90+1′ Uldedaj ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Uldedaj merr vendin e Mustës te Vllaznia.
86′ Halili godet portën, por nuk e dërgon topin në rrjetë. Shfaqet sërish Vllaznia.
85′ Pusi ndëshkohet me karton të verdhë te Vllaznia.
84′ Bushaj merr vendin e Xhylanit te Malisheva.
80′ Halili merr vendin e Muratajt te Vllaznia.
80′ Rast i mirë për Kubazin pas harkimit nga Musta. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë. (VIDEO)
75′ Pusi shpëton Vllazninë nga goli i sigurt. Te Malisheva mbeten të befasuar me rastin e humbur nga Veliu. (VIDEO)
72′ Jukaj shpëton sërish Vllazninë. Malisheva nuk dorëzohet dhe pse me 1 lojtar më pak. (VIDEO)
67′ Goditja e Kubazit devijohet rrezikshëm në këndore. Kuqeblutë kërkojnë edhe golin e tretë.
64′ Isgandarli dhe Shani marrin respektivisht vendin e Nafiut dhe Ibishit te Malisheva.
63′ Portieri Jukaj shpëton Vllazninë. Malisheva i afrohet golit të barazimit. (VIDEO)
62′ Avduli i mohon golin Qatos. Vllaznia kërkon të tretin. (VIDEO)
58′ Nafiu ndëshkohet me karton të verdhë te Malisheva.
56′ GOOOL! Vllaznia 2-1 Malisheva/ Musta realizon direkt nga goditja e dënimit, përmbysje e çmendur e kuqebluve. (VIDEO)
55′ Skovgard ndëshkohet me karton të kuq te Malisheva pas ndërhyrjes si lojtar i fundit ndaj Kubazit. (VIDEO)
51′ Malisheva e dërgon topin në rrjetë, por më parë u sinjalizua për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Kubazi merr vendin e Arës.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia 1-1 Malisheva.
45+1′ Tjetër tentativë e Arës, por sërish për t’u harruar.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ Radha e Arës për të provuar, por këtë herë brenda zonës. Sfera përfundon jashtë. (VIDEO)
41′ Dros provon nga distanca. Portieri i Malishevës kontrollon goditjen qëndrore. (VIDEO)
36′ GOOOL! Vllaznia 1-1 Malisheva/ Rikthehet baraspesha. Qato dërgon topin në rrjetë, ndërsa ishte Toma që asistoi dhe Balaj që i hapi rrugën. (VIDEO)
35′ Gurishta harkon nga goditja e dënimit. Nuk ia del të devijojë Pusi. (VIDEO)
35′ Ibishi ndëshkohet me karton të verdhë.
32′ Murataj shërben për Dros te Vllaznia. Ky i fundit zhgënjen duke e dërguar topin larg portës. (VIDEO)
30′ Vllaznia fiton goditjen e dytë nga këndi. Harkon Dros, por nuk shfrytëzohet si duhet.
29′ Nuk mungojnë dyluftimet. Malisheva vazhdon të gëzojë avantazhin minimal.
20′ Uka futet në zonën e Vllaznisë, ndërsa topi i goditur devijohet në këndore. Rast i mirë për Malishevën.
16′ Shfaqet sërish Malisheva. Provohet sërish porta përmes goditjes së këndit, por Jukaj grushton këtë herë.
12′ Karton i verdhë për Gurishtën te Vllaznia.
12′ Pusi pranë golit të barazimit. Goditja e mbrojtësit të Vllaznisë nuk gjen rrjetën. (VIDEO)
9′ Goditje këndi e fituar nga Vllaznia. Harkon Musta, por topi përfundon jashtë.
3′ GOL! Vllaznia 0-1 Malisheva/ Gol olimpik në Shkodër. Xhylani shënon direkt nga goditja e këndit. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja e turit të parë të Ligës së Konferencës në stadiumin “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Çelikoviç, Pusi, Musta, Qato, Dros, Murataj, Ara, Balaj, Toma
Trajner: Edi Martini
MALISHEVA: Avdyli; Skovgard, D. Kryeziu, Vitija; Veliu, Ferati, Nafiu, Pira, Xhylani, Ibishi, Uka
Trajner: Thomas Brdariç


PANORAMASPORT.AL













