Postuar: Korrik 9, 2026 | 20:46
Përsëritet gjysmëfinalja e Botërorit të kaluar, Mbape kundër shokëve të tij. Publikohen formacionet zyrtare të Francë-Marok
Ndeshja e sotme mes Francës dhe Marokut hap fazën çerekfinale të Kupës së Botës dhe sheh përballë dy ekipe të vilat njihen mirë.

Ata ishin përballë njëri-tjetrit edhe në gjysmëfinalet e Botërorit të kaluar, me francezët që ia dolën më pas të shkonin në finalen ndaj Argjentinës. Franca vjen me një formë mbresëlënëse edhe në këtë ndeshje me 11 fitore e 1 barazim në 12 sfidat e fundit zyrtare.
Por Maroku me emra si Hakimi i Brahim Diaz që njohin mirë Mbape e shokët e tij, është gjithmonë një rrezik, sidomos për faktin se ia ka dalë të jetë shumë efikas në sulm, siç tregoi fitorja 3-0 ndaj Kanadasë, me vetëm 4 gjuajtje në katërkëndor.
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













