VIDEO/ Dinamo gabon në të parën, mundet në shtëpi dhe komplikon shanset e kualifikimit në Ligën e Konferencës
Dinamo e ka mbyllur me humbje në shtëpi ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Konferencës, pasi është mundur me shifrat 1-0 nga Astana.

Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, blutë u shfaqën më ngulmues në pjesën e parë, por ishin miqtë ata që kishin rastet më të pastra, duke detyruar Teqjen të bënte pritje vendimtare. Pjesa e dytë u luajt me ritëm më të ulët, gjithmonë me iniciativën e bluve, ndërsa miqtë provuan vetëm kundërsulmet. Por në një të tillë, ata gjetën të pavendosur mbrojtjen e Dinamos, duke shënuar golin e avantazhit me anë të Karimov.
Dinamo provoi të barazonte, por pa sukses, ndërsa ishte me fat pasi miqtë tronditën edhe traversën në minutat e fundit. Sfida u mbyll 1-0 për Astanën e tashmë blutë kryeqytetas do të kenë detyrën e vështirë që të tentojnë përmbysjen në sfidën e kthimit.
DINAMO-ASTANA 0-1
69′ Karimov
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Astanës.
90’+2’ Fadairo merr topin në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por sfera kalon mbi traversën e portës së Astanës. (VIDEO)
90′ Jepen 3 minuta shtesë.
88’ Kundërsulm i shpejtë i kazakëve, Basmanov i sapofutur lëshon një gjuajtje të fortë që ndalet në traversën e portës së Teqjes. (VIDEO)
86’ Farruku hyn në vendin e Përndrecës në radhët e Dinamos.
85’ Bejsebekov i lë vendin në fushë Basmanov tek Astana.
81’ Manellari avancon dhe lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera kalon mbi traversë.
77’ Berisha dhe Qardaku lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Fadairos dhe Riçards në radhët e Dinamos.
75’ Abrajev dhe Karaman i lënë vendin Merkel dhe Shomko tek Astana.
72’ Abrajev lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, Teqja bën mrekullinë dhe shpëton portën. (VIDEO)
69’ Tronditen blutë! Tomasov del nga e djathta dhe pason në qendër për Karimov i cili gjuan i vetëm në zonë dhe mposht Teqjen. (VIDEO)
62’ Islamkhan i lë vendin në fushë Bashicc në radhët e Astanës. Ndërkohë, Hoxhallari dhe Ruçi hyjnë në fushë në vend të Ismailit dhe Malomos në radhët e Dinamos.
57’ Lojë me ritëm më të ulët në pjesën e dytë, por me Dinamon në sulm duke kërkuar hapësira.
48’ Qefalija harkon nga e majta për Vilën në shtyllën e dytë, sulmuesi devijon me kokë por jo sa për të shqetësuar portierin kundërshtar.
46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime nga dy trajnerët.
45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+2’ Çondriç është përsëri vendimtar me një grushtim ndaj gjuajtjes me kokë të Përndrecës. (VIDEO)
45’+1’ Berisha shfaqet mirë në të majtën, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Çondriç. (VIDEO)
45′ Jepet 1 minutë shtesë.
42’ Tomasov shfaqet zi zakonisht nga e djathta, shmang Alijin dhe gjuan por këtë herë pa gjetur portën e Teqjes. (VIDEO)
38’ Kazakët shfaqen rrezikshëm me harkime radhazi nga krahët, por në fund mbrojtja e Dinamos ia del të zgjidhë gjithçka.
31’ Tomasov lëshon një harkim të rrezikshëm në zonë, askush për fat nuk devijon para Teqjes.
29’ Tomasov del përsëri në krahun e djathtë i vetëm, gjuajtja e tij drejt portës ndalet nga Teqja. (VIDEO)
22’ Edhe Qardaku tenton brenda në zonë, sfera shkon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)
18’ Bartolec shfaqet i vetëm para Teqjes në të djathtën, gjuajtja e tij ndalet nga portieri i cili largon rrezikun. (VIDEO)
16’ Malomo lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e portierit kundërshtar. (VIDEO)
12’ Vila nga e djathta gjen saktësisht Malomon në zonë por gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar. (VIDEO)
10’ Tomasov shfaqet rrezikshëm në sulm në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë që shkon jashtë ngjitur me shtyllën e Teqjes. (VIDEO)
8’ Përndreca del në sulm në të majtën, por nuk ia del të kthejë topin drejt portës. (VIDEO)
2’ Pas një goditje këndi, Berisha gjuan me kokë por nuk gjen portën duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL













