Postuar: Korrik 10, 2026 | 10:14
Fitoi 3 trofe me Dinamon, Dejvi Bregu iu jep lamtumirën bluve pas dy sezonesh
Dejvi Bregu i ka thënë lamtumirë Dinamos përmes një postimi në InstaStory. Sulmuesi vlonjat i falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë gjatë kohës në kryeqytet.
30-vjeçari iu bashkua Dinamos para 2 viteve. Gjatë kësaj kohës te blutë, Bregu fitoi dy Kupa dhe një Superkupë. Ai ka zgjedhur të largohet drejt Arabisë Saudite për të nisur një aventurë të re.
“Dua të falenderoj klubin Dinamo, presidentin, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe. Një falenderim të veçantë për shokët e ekipit, me të cilët ndava çdo sfidë, çdo fitore, dhe shumë kujtime që do t’i vlerësoj gjithmonë. Suksese!”, shkruan sulmuesi. 
PANORAMASPORT.AL













