VIDEO/ Mbape e nxjerr jashtë Botërorit, Hakimi fotografohet duke buzëqeshur pranë tij
Kilië Mbape dhe Ashraf Hakimi janë miq të ngushtë që nga koha kur luanin bashkë te PSG-ja. Edhe pse francezi tashmë është pjesë e Realit, miqësia mes tyre mbetet e pandryshuar.
Në përballjen e dytë mes tyre (e para në Botërorin 2022), sërish triumfues doli Mbape. Pavarësisht se marokeni u eliminua nga Kupa e Botës, nuk ka asnjë hatërmbetje me shokun e tij.
Pas përfundimit të sfidës, të dy janë parë të shkojnë tek tifozët në tribuna për ti takuar dhe më pas kanë bërë fotografi së bashku.
No matter the result, Mbappé and Hakimi’s friendship remains strong ❤️🤝 pic.twitter.com/7RQrdHCxK4
— Cleverly 💐 (@Cleverlydey4u) July 10, 2026
Disa lidhje janë të destinuara përgjithmonë dhe kështu duket miqësia e francezit dhe marokenit.
PANORAMASPORT.AL













