Nga “Zorro” Gurishta te “Shqipni etnike”, ja momentet më pikante të sfidës Vllaznia-Malisheva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 8:41

Nga “Zorro” Gurishta te “Shqipni etnike”, ja momentet më pikante të sfidës Vllaznia-Malisheva

gurishta

-Ka duartrokitje nga të pranishmit në stadium në momentin kur në stadium konfirmohet nga spikeri formacioni i Malishevës. Duke konfirmuar se sfida është vëllazërore pavarësisht rivalitetit.

-Bie në sy që Vllaznia në protokollin zyrtar ka vetëm 7 rezerva, e ndërsa miqtë plot 12 futbollistë të gatshëm për të dhënë kontribut nga pankina.

-Edhe Tomas Brdariç merr respekt të madh në tribuna në rikthimin e tij në Shkodër. Tashmë si kundërshtar i kuqebluve duke drejtuar stolin e Malishevës.

-Tifozët bëjnë shaka me maskën mbrojtëse të vendosur nga Gurishta, është bërë si Zorro.

-Edi Martini mundohet të motivojë e qetësojë Jukajn pas pësimit të golit. Ku pesha më e madhe e fajit shkon për gardianin shkodran. -Shaka në tribuna, me tifozët që i drejtohen Brdariç: “Ne pjesën e dytë ulu në stolin e Vllaznisë”.

-Në një moment Martini “çmendet” duke iu hakërryer Drosit, që nuk mbulon siç duhet në një zonë që konsiderohej e tija.

-Kërkon shpejtësi nga të tijtë Martini e ndërsa në krahun tjetër Brdariç fton futbollistët e tij për të qarkulluar topin. -Brdariç këshillon Feratin në një moment, ku duket se i kërkon mesfushorit të jetë një mbulim për Qaton tek Vllaznia.

-Thirrjet “Shqipni etnike”, marrin duartrokitjet e të gjithëve në stadium. Madje edhe stolit të Malishevës, që vlerësojnë “Vllaznit” ultras.

-Mbyllet me një sukses të Vllaznisë me përmbysje, që sjell entuziazëm, por edhe batuta në stadium. Ku tifozët shprehen: “Edhe me gjysmë ekipi dimë të fitojmë”.

– Në minutën e 54-rt shkëputet mjaft mirë Kubazi ndaj mbrojtjes së Malishevës dhe është vetëm ndërhyrja e Skovgaard që e ndalon. E palejuar ajo dhe karton i kuq për mbrojtësin e goditje dënimi në hyrje të zonës për kuqeblutë. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

PANORAMASPORT.AL