Aleksi në qendër të kritikave, dy episode që kushtëzuan Egnatian në Moldavi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2026 | 9:57

Aleksi në qendër të kritikave, dy episode që kushtëzuan Egnatian në Moldavi

Egnatia u largua nga Moldavia me një barazim ndaj Petrokubit, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.aleksiMegjithatë, pas vërshëllimës së fundit, në qendër të diskutimeve nuk ishte rezultati, por kapiteni Albano Aleksi. Mesfushori, një nga figurat kryesore të suksesit të Egnatias në vitet e fundit, u gjend në “gijotinën” e kritikave të tifozëve pas dy episodeve që kushtëzuan zhvillimin e ndeshjes. Fillimisht gabimi në sekondat e para, që solli golin e avantazhit të moldavëve, e më pas kartoni i kuq në fundin e pjesës së parë, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak për 45 minutat e dyta.

GABIMI NË START – Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për kampionët shqiptarë. Vetëm pak sekonda pas fillimit, një pasim prapa i Aleksit rezultoi i gabuar, duke i dhënë mundësinë sulmuesit të Petrokubit të përfitonte dhe të dërgonte topin në rrjetë. Një moment që ndryshoi menjëherë rrjedhën e sfi dës dhe e detyroi Egnatian të ndiqte rezultatin pothuajse gjatë gjithë takimit. Edhe pse skuadra reagoi dhe arriti të barazonte, ai episod mbeti një nga pikat kyçe të mbrëmjes.

PËRJASHTIMI – Kur dukej se Egnatia po e merrte veten dhe po mbyllte një pjesë të parë të ekuilibruar, erdhi edhe episodi i dytë. Në mesin e fushës, larg zonës së rrezikut, Aleksi ndërhyri ndaj një kundërshtari dhe arbitri nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq pas rishikimit të pamjeve nga VAR. Një vendim që la kampionët me dhjetë lojtarë për gjithë pjesën e dytë dhe detyroi Nevil Deden të ndryshonte planin e ndeshjes. Edhe pse Egnatia arriti ta ruante barazimin, mungesa numerike ndikoi në mënyrën e lojës dhe kufi zoi mundësitë për të kërkuar fi toren.

NË “GIJOTINËN” E TIFOZËVE – Pas ndeshjes, reagimet më të shumta kanë ardhur nga tifozët e Egnatias, të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj kapitenit. Në rrjetet sociale, dy episodet e Aleksit u komentuan gjerësisht, me shumë tifozë që i konsideruan vendimtare për ecurinë e sfi dës. Gabimi në nisje të takimit dhe kartoni i kuq në fundin e pjesës së parë u cilësuan si dy veprime që i kushtuan shumë skuadrës në një ndeshje kaq të rëndësishme europiane. Megjithatë, Aleksi mbetet një nga liderët e këtij grupi dhe një nga futbollistët që ka dhënë kontribut të madh në titujt kampion të fi tuar nga Egnatia. Pikërisht për këtë arsye, një mbrëmje e tillë mori edhe më shumë jehonë, pasi gabime të tilla nuk priten nga lojtari që mban shiritin e kapitenit.

MUNGESË NË KTHIM – Përveç kritikave, kartoni i kuq sjell edhe një pasojë konkrete. Aleksi do të mungojë në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë për shkak të pezullimit, duke i hequr Nevil Dedes një nga pikat kryesore të referimit në mesfushë. Në një ndeshje ku Egnatia do të luajë për kualifi kimin, mungesa e kapitenit pritet të jetë një nga problemet që stafi teknik duhet të zgjidhë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL