Penalltia e gabuar e Mbape, Haland nuk kursen kritikat. I bashkohet edhe Deshamp: Jam dakord me të
Kilian Mbape me golin e tij ndaj Marokut i hapi rrugë kualifikimit të Francës në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Por më përpara, sulmuesi francez kishte humbur një penallti që është bërë temë e gjerë diskutimi.

Penalltia ishte e dukshme, por u prit disa minuta për gjuajtjen e saj, të cilën më pas sulmuesi francez e humbi pasi u prit nga Bunu. Përtej gabimit të tij, ajo që ra në sy ishte pikërisht pritja e gjatë para se të ekzekutohej penalltia, me gjyqtarin që nuk i binte bilbilit, për një arsye apo një tjetër. Dhe kjo bëri që në rrjetet sociale menjëherë të reagonte edhe Erling Haland, duke justifikuar Mbape.
“Të duhet të presësh 5 minuta për të gjuajtur një penallti është një kohë shumë e gjatë”, shkruante sulmuesi norvegjez në rrjetet sociale gjatë sfidës, duke justifikuar disi Mbape për gabimin e tij si pasojë e këtij shpërqendrimi.

I të njëjtit mendim u shfaq edhe Didier Deshamp pas ndeshjes. “Jam dakord me Haland, unë nuk flas spanjisht dhe gjyqtari ishte argjentinas. Kilian ishte përgatitur për gjuajtjen, por nuk është një situatë e thjeshtë. Duhet të përshtatesh dhe kjo mund të të bezdisë”, u shpreh trajneri i Francës pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













