EKSKLUZIVE/ Ofertë sheikësh për Dejvi Bregun, futbollisti tundohet dhe mund të ndryshojë destinacion për karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 21:26

EKSKLUZIVE/ Ofertë sheikësh për Dejvi Bregun, futbollisti tundohet dhe mund të ndryshojë destinacion për karrierën

Dejvi Bregu e ka mbyllur me Dinamon dhe vetëm pret fundin e muajit që të cilësohet zyrtarisht një lojtar i lirë për t’u transferuar ku të dëshirojë ai. Futbollisti ka një akord paraprak me Teutën për t’u bërë pjesë e projektit të ri të trajnerit Edlir Tetova në Durrës, por ndërkohë ka marrë një ofertë tunduese që mund të ndryshojë gjithçka.

bregu

“Panorama Sport” ka mësuar se në adresë të Bregut kanë mbërritur disa propozime për transferimin në klube në Lindjen e Mesme, në Arabinë Saudite dhe jo vetëm, për të vazhduar atje karrierën e tij. Oferta këto shumë të rëndësishme në aspektin financiar e ndoshta më pak në atë sportiv, por që po tundojnë sulmuesin vlonjat.

Në ditët në vijim do të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e Bregut, nëse futbollisti do të vendosë të qëndrojë në elitën e futbollit shqiptar, apo nëse do të kërkojë një aventurë të re larg tij.

PANORAMASPORT.AL