VIDEO/ Goli i katërt në kampionat, ish-mesfushori i Skënderbeut nuk ndalet
Ish-mesfushori i Skënderbeut, Uerdi Mara, nuk ka të ndalur, teksa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin gjeorgjian me fanellën e Dinamo Batumit.

27-vjeçari nga Maliqi, tundi zhbllokoi sfidën në minutën e 7-të pas asistit të Kalandarishvilit, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 1 për ekipin e Marës. Në fragmentin e dytë të ndeshjes, vendasit e Dinamo Tbilisit shënuan 2 herë me Do Kouton dhe Nunuan, duke përmbysur shifrat.
Në 19 javë kampionat, Mara ka shënuar 4 gola si dhe ka dhuruar 7 asiste, duke rezultuar një nga lojtarët më në formë të Dinamo Batumit, që mban vendin e pestë në kampionat me 27 pikë, 7 më pak se kryesuesit e Iberias.
GOLI I UERDI MARËS: VIDEO
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













