ZYRTARE/ Dinamo konfirmon goditjen e madhe, Ilir Dajës i bashkohet në skuadër talenti i vitit në Superiore
Fabjan Përndrenca është vendosur në dispozicion të Dinamos në formën e huazimit. Sot edhe luajti në fitoren 2 me 1 që dinamovitët morën ndaj Sileksit.

Njoftimi i Dinamos:
Skuadra jonë zhvilloi sot në Ohër ndeshjen e parë miqësore në kuadrin e përgatitjeve verore, ku fitoi 2-1 kundër Sileksit.
Golat për dinamovitët u shënuan nga kapiteni Bruno Dita me 11-metërsh dhe Dejvi Metaj.
Kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit Ilir Daja për të parë gjendjen e skuadrës në përgatitjet për sfidat europiane kundër Astanës në Conferencë League.
Formacioni startues: Teqja, Dita, Aliji, Xhejms, Lorran, Qardaku, Manellari, Vila, Ajzeraj, Farruku, Berisha.
Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe: Kiri, Koma, Manjani, Metaj, Përndreca, Hoxha, Duka, Bleta, Latifi, Meta, Shahini

PANORAMASPORT.AL













