Postuar: Qershor 23, 2026 | 16:04
ZYRTARE/ Okazion për merkaton! Nga moshat e Shqipërisë te Kosova, sulmuesi që spikati në Turqi mbetet pa ekip
Jetmir Topalli ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Bandirma Sport. Aty ku do të rikthehej pas eksperiencës në huazim me Serik Sport në Ligën e Parë turke.

Topalli ka bërë mjaft mirë në Turqi, pikërisht aty ku luan prej gjashtë vitesh. Më parë ndërkohë luante vetëm në Kosovë.
28-vjeçari e kishte eksperiencën e fundit me Ballkanin në vitin 2020. Në karrierë regjistron paraqitje edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa nga Shqipëria e moshave kalonte te dardanët.
Me rreth 170 ndeshje në Turqi, Topalli bëhet gati për eksperiencën e re. Si lojtar i lirë është edhe okazion në merkato.
PANORAMASPORT.AL













