I dha lamtumirën trajnerit të huaj, klubi i Kategorisë së Parë kthen në pankinë një emër të njohur
Klubi i Ilirisë ka zgjidhur dilemat rreth të ardhme së pankinës që kishte mbetur bosh pas përfundimit të sezonit. Pas eliminimit nga play-off për ngjitjen në Superiore, nga drejtimi i ekipit u largua argjentinasi Matias Tatanjelo.

Kësisoj, klubi i Fushë Krujës nisi kërkimin për një emër të ri që do të merrte drejtimin e skuadrës dhe ka vendosur që t’ia besojë përsëri një emri që njeh mirë klubin siç është Dritan Smajli.
“Mirësevjen në shtëpi, Dritan Smajli! Klubi i Futbollit Iliria njofton rikthimin e Dritan Smajlit në krye të pankinës bardheblu. Suksese në këtë kapitull të ri, Smajli!”, shkruhej në njoftimin e Ilirisë për trajnerin i cili drejtoi ekipin në ngjitjen nga Kategoria e Dytë në të Parën një vit më parë.
PANORAMASPORT.AL













