VIDEO/ Rekordi i Mesit me “ndihmë” nga FIFA? Legjenda e futbollit botëror nuk kursehet: Gaboi gjyqtari, duhej anuluar goli
Ish-portieri i njohur danez, Peter Shmajkel, mendon se rekordi i ri i Lionel Mesit, i cili u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Botërorë gjatë fitores 2-0 ndaj Austrisë, ka ardhur falë gabimeve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Sipas tij, goli i parë që i dha avantazhin Argjentinës, duhej anuluar pasi kishte një faull gjatë aksionit që kryesori dhe VAR-i e injoruan plotësisht.
“Mendoj se goli i parë nuk duhej të jepej. Shihni edhe si e morën penalltinë, ndërsa ishte një goditje pas Shlager. Për mua kjo është një goditje e lirë në favor të Austrisë, MakAlister ka rrëzuar kundërshtarin gjatë aksionit.
Sipas meje duhet të jepej goditje dënimi, VAR-i duhej ta kishte anuluar. Është një gabim i qartë dhe i dukshëm i gjyqtarit dhe për këtë jam pak i mërzitur për këtë rekord”, tha ish-portieri i njohur danez.
So ein klares Foul an Schlager vor dem Tor von Messi…
Der Schiedsrichter heute ist ein absoluter Skandal! pic.twitter.com/Xv9epPNZLm
— SwepixTV (@SwepixTv) June 22, 2026
PANORAMASPORT.AL













