Norvegjia kaloi grupin falë golave të tij, Haland: Nuk më intereson ndeshja me Francën, do na mundin dhe fitojnë Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2026 | 9:43

Norvegjia kaloi grupin falë golave të tij, Haland: Nuk më intereson ndeshja me Francën, do na mundin dhe fitojnë Kupën e Botës

Erling Haland ka qenë shumë i entuziazmuar që Norvegjia ia doli të kthehej si protagoniste në Kupën e Botës, ku me dy fitore në ndeshjet e para në grup, ia doli të siguronte kalimin më tej. Ylli i “vikingëve”, në deklarata pas sfidës, la të kuptohej se ekipi po shijonte pjesëmarrjen në këtë Botëror dhe nuk po shqetësohej aspak për ndeshjen e radhës që e shihte përballë Francës në luftë për vendin e parë në grup.

haland

“Sinqerisht, nuk më intereson aspak ajo ndeshje. Jemi kualifikuar. Arritëm të kalojmë grupin, gjë që është e pabesueshme, kështu që kjo ndeshje nuk më intereson. Ndoshta do të fitojnë kundër nesh, ndoshta do të fitojnë të gjithë turneun”, tha fillimisht ylli norvegjez.

“Unë jam pjesë e diçkaje të veçantë, Norvegjia është pjesë e diçkaje të veçantë. Jam jashtëzakonisht krenar që jam norvegjez”, shpjegoi ai në konferencë për shtyp, ndërsa ishte realist kur u pyet nga Reuters për ëndrrën e fitores së Kupës së Botës.

“Le ta harrojmë plotësisht fitimin e Kupës së Botës. Le të jemi realistë dhe të lumtur sot, të gjithë norvegjezët anembanë botës”, ishin fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL