Postuar: Qershor 23, 2026 | 0:05
Ndodhi ajo që pritej, ndërpritet ndeshja Francë-Irak
Ndodhi ajo që pritej! Ndeshja Francë-Irak, është ndërprerë për 30 minuta për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Organizatorët kanë marrë këtë vendim për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve. Spektatorët janë ftuar të largohen nga tribunat dhe të strehohen në zona të sigurta deri në një njoftim të ri.

Vendimi për rifillimin e takimit do të merret pasi të vlerësohet situata meteorologjike.
PANORAMASPORT.AL













