“Dua ta përmbush ëndrrën time”, Julian Alvarez i “jep duart” Atletikos dhe nis “flirtin” me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 23:32

“Dua ta përmbush ëndrrën time”, Julian Alvarez i “jep duart” Atletikos dhe nis “flirtin” me skuadrën e re

Julian Alvarez ka shprehur publikisht dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletiko Madrid dhe për të realizuar ëndrrën e transferimit te Barcelona. Sulmuesi argjentinas raportohet se ka arritur marrëveshje personale me klubin katalanas.

alvarez

Barcelona kishte paraqitur disa javë më parë një ofertë prej 100 milionë eurosh, e cila u refuzua nga Atletiko. Deklaratat e fundit të lojtarit konfirmojnë vullnetin e tij të qartë për t’u bashkuar me “Blaugranat”. Tashmë gjithçka varet nga negociatat mes dy klubeve për të finalizuar transferimin.

“Nuk është koha për të folur për këtë, por as nuk mund të fshihem. Mundohem të jem një person i ndershëm. Fola me njerëz te Atletiko Madrid dhe mendoj se gjëja më e mirë për të gjithë është një transferim. Dua ta përmbush ëndrrën time”, deklaroi Alvarez.

PANORAMASPORT.AL