ZYRTARE/ Shkon për ëndrrën e Ligës së Kampioneve, futbollisti që la Partizanin shfaqet me valixhe në dorë në hotelin e klubit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 20:52

ZYRTARE/ Shkon për ëndrrën e Ligës së Kampioneve, futbollisti që la Partizanin shfaqet me valixhe në dorë në hotelin e klubit të ri

Mbrojtësi Altin Bytyçi e ka mbyllur me klubin e Partizanit dhe tashmë është zyrtarisht një futbollist i ri i Dritës.

adssdasadadsdasasdads

Ashtu siç ishte bërë e ditur prej kohësh, qendërmbrojtësi ka udhëtuar drejt Kosovës për t’u kthyer në një përforcim të rëndësishëm për prapavijën e ekipit që do të marrë pjesë edhe në këtë edicion në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

“FC Drita njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Altin Bytyçi.

Bytyçi, qendërmbrojtës nga Kosova, i bashkohet klubit tonë për të forcuar repartin defensiv dhe për të sjellë cilësi, përvojë dhe karakter në skuadër. Me paraqitjet e tij në futbollin elitar, Altini vjen te Drita me motiv të lartë për të dhënë kontributin e tij në objektivat e klubit.

Klubi i uron mirëseardhje Altinit në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e FC Drita.

Mirë se vjen, Altin!”, shkruhej në njoftimin e kampionëve të Kosovës të cilëve Bytyçi iu është bashkuar menjëherë në kampin stërvitor.

PANORAMASPORT.AL