UEFA zyrtarizon datat dhe oraret e ndeshjeve të Egnatias, rrogozhinasit janë ata që do të mbyllin turin e parë
UEFA ka zyrtarizuar sot datat dhe oraret e dy ndeshjeve të Egnatias në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ku rrogozhinasit do të përballen me Petrokub Hinçeshti të Moldavisë.

Ndeshja e parë sipas kalendarit do të zhvillohet në Moldavi, të mërkurën e 8 korrikut dhe do të luhet në stadiumin e Zimbru në Kishinau. Sipas planit, starti i saj do të jetë në orën 19:00.
Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të jetë një javë më vonë në Shqipëri, të mërkurën e 15 korrikut. Egnatia do të presë në stadiumin e saj në Rrogozhinë ekipin moldav, me sfidën e cila është programuar të fillojë në orën 21:00.
Ajo do të jetë e fundit e programuar nga UIEFA në turin e parë të kualifikuesve të Ligës së Kampioneve pasi bashkë me Sutjeska -Kairat Almati janë sfidat me oraret më të vona.
PANORAMASPORT.AL













