BASKETBOLL FEMRA/ Shqipëria, gati për Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla
Shqipëria e basketbollit të femrave është gati për debutimin e saj në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla, aktivitet që do të zhvillohet më datat 23-28 qershor në Kosovë.

Trajneri Vladimir Xheka ka grumbulluar për këtë event këto lojtare: Enisa Semanjaku, Bernada Rreshpja, Ornela Lalaj, Kristina Lici, Ketjona Fekollari, Elena Golemi, Anxhela Goxhaj, Martina Haxhiu, Tea Jaçe, Dea Sali, Marina Pëllumbi dhe Megi Spahiu.
Shqipëria ndodhet në Grupin A, së bashku me Maltën dhe Gjeorgjinë, ndërsa në Grupin B bëjnë pjesë Kosova, Armenia dhe Andorra.
Vajzat kuqezi do të debutojnë më datë 23 qershor në orën 16:30, teksa do të përballen me Maltën, takim që do të luhet në palestrën “Karagaç” të Pejës. Ndërsa më datë 25 qershor në orën 16:30 Shqipëria do të ketë ndeshjen e dytë në grup, kundër Gjeorgjisë.

PANORAMASPORT.AL













