Pretendon se ka aftësi mbinatyrore, magjistari tremb Herri Kejnin: E di çfarë duhet të bëj për ta ndalur kundër vendit tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 11:51

Pretendon se ka aftësi mbinatyrore, magjistari tremb Herri Kejnin: E di çfarë duhet të bëj për ta ndalur kundër vendit tim

Një deklaratë e pazakontë tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Ganës në Kupën e Botës 2026.kejn

Shamani i njohur ganez Nana Bonsam, i cili prej vitesh pretendon se ka aftësi mbinatyrore, ka deklaruar se po “punon” për të ndalur kapitenin e Anglisë, Herri Kejn.

Bonsam u bë i njohur në vitin 2014 kur pretendoi se kishte shkaktuar problemet fizike të Kristiano Ronaldos përpara përballjes Portugali-Ganë në Botëror. Tashmë ai thotë se objektivi i tij është ylli anglez.

“Po punoj për Kejn. E di çfarë duhet të bëj për ta ndalur kundër Ganës. Nuk dua ta dëmtoj rëndë, vetëm aq sa të mos jetë vendimtar ndaj vendit tim”, tha për mediat britanike.

PANORAMASPORT.AL