Mbrëmja magjike, shoku i Regi Lushkjas zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” Belgjikë-Iran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2026 | 23:30

Mbrëmja magjike, shoku i Regi Lushkjas zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” Belgjikë-Iran

Quajeni Botërorin e portierëve surprizë. Një tjetër gardian rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme, duke realizuar një paraqitje impresionuese, teksa u zgjodh lojtari i ndeshjes. Bëhet fjalë për portierin e Iranit, Alireza Beiranvand, i cili mbajti portën e paprekur ndaj Belgjikës, teksa arriti të ndalte plot 7 gjuajtje në kuadrat.

6666

33-vjeçari ishte shok skuadre me Regi Lushkjan te Traktor, në sezonin që sapo lamë pas, ndërkohë që mesfushori shqiptar së fundmi iu bashkua Al Dhafras, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

portieri

Në fund të sfidës ndaj Belgjikës, portieri Beiranvand, fitoi edhe trofeun e lojtarit të ndeshjes, një çmim ky mëse i merituar.

PANORAMASPORT.AL