Shpërblimet/ Egnatia më e fituara, ja sa marrin skuadrat shqiptare
Egnatia është kampionia e Shqipërisë dhe, përveç titullit, është ajo që do të marrë edhe “thesarin” nga Europa. Skuadra kampione ka të sigurta 1.11 milionë euro vetëm nga UEFA. Në këtë shifër do të konsideroheshin shpërblimet për pjesëmarrjen në Champions dhe eliminimi në raundin e parë, si dhe pjesëmarrja në Ligën e Konferencës dhe të luajturit në raundin e dytë.

Në rast kualifi kimi në grupe, objektivi i madh i drejtuesve, shifrat do t’i kalonin 3 milionë eurot. Me triumfi n në “Final 4”, Egnatia siguroi edhe 100 mijë euro nga FSHF-ja si kampione e Shqipërisë. Sakaq, Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo do të përfaqësohen në Ligën e Konferencës, ku fi timet janë ndjeshëm më të ulëta. Ata kanë të sigurta vetëm 325 mijë euro, teksa kjo shifër rritet ndjeshëm në rast se kalohen turet.

PANORAMASPORT.AL













