Titullar dhe me gol, Lamian Jamal: Herën e kaluar Botërorin e pashë në shkollë. Kritikat? Unë acarohem duke luajtur Play Station
Lamin Jamal e ka parë veten si protagonist që në ndeshjen e tij të parë si titullar në Kupën e Botës, teksa ka shënuar golin e parë në suksesin 4-0 ndaj Arabisë Saudite. Dhe natyrshëm ai është shfaqur i lumtur pas sfidës në intervistat e dhëna për mediat e ndryshme.

Kepi i Gjelbër – “Nuk ishim vetvetja, ajo ndeshje ishte ndryshe”.
Zëvendësimi – “Varet nga ndeshja. Në fund, shkoi siç donim dhe unë munda të pushoja”.
De la Fuente tha se ishin të karikuar – “Sigurisht, duhet të fitosh. Të ngacmon”.
Goli i parë në Kupën e Botës – “Është shumë i veçantë. Gjithmonë kam ëndërruar të jem në një Kupë Bote dhe të jem në gjendje të shënoj në ndeshjen time të parë është një ëndërr e bërë realitet. E pashë Botërorin e mëparshëm kur isha në shkollë”.
MVP – “Shumë i lumtur dhe për Ojarzabal, i cili e meriton. Sidomos për fitoren”.
Magjitë në fushë – “Kisha kohë pa luajtur, nuk e kisha prekur fushën. Tani me mendjen tek Uruguai”.
Më shumë ritëm – “Kishim një plan të qartë, që t’i sulmonim. Të gjithë e kishim këtë në mendje”.
Titullar – “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me De la Fuenten. I thashë se isha gati të luaja, jam këtu për Spanjën”.
Rendimenti i ekipit – “Rodri është fitues i Topit të Artë, Pedri është sipas meje mesfushori më i mirë në botë, kemi Niko, Olmo, Ojarzabal… Të gjithë janë shumë të mirë. Nëse mund të ndihmoj në ndonjë mënyrë, për këtë jam këtu. Jemi lojtarë të klasit botëror, prandaj jemi favoritë”.
Kritika – “Nëse ngacmohem duke luajtur Play Station, kjo më bën edhe më shumë. Tani mendjen tek Uruguai”.
PANORAMASPORT.AL













