VIDEO/ Gol dhe asist nga Salah për përmbysjen e madhe, Egjipti gjen fitoren e parë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 8:18

VIDEO/ Gol dhe asist nga Salah për përmbysjen e madhe, Egjipti gjen fitoren e parë në Botëror

Egjipti ka shijuar fitoren e parë në Botëror pas barazimit me Belgjikën.

SALAH

“Faraonët” kanë triumfuar me shifrat 3-1 kundër Zelandës së Re për të marrë kreun e grupit G me 4 pikë.

Sfida u zhbllokua fillimisht nga Zelanda e Re me Surman në të 15’ duke e mbyllur kështu pjesën e parë. Në të dytën, egjiptianët u zgjuan duke përmbysur shifrat dhe shënuar 3 gola.

Goli i barazimit erdhi nga Ziko në të 58’ ndërsa në të 67’ Salah përmbysi shifrat. Kapiteni dha asist në të 82’ dhe Trezeguet nuk mund të gabonte për të realizuar golin e tretë.

Pas kësaj fitore, Egjipti udhëheq grupin G në Botëror.

SHIH PËRMBLEDHJEN (VIDEO)

8

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE

PANORAMASPORT.AL