Rasti i pabesueshëm i Romelu Lukakut, të kesh më shumë minuta në Botëror se sa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2026 | 23:06

Rasti i pabesueshëm i Romelu Lukakut, të kesh më shumë minuta në Botëror se sa…

Romelu Lukaku ka luajtur sot ndeshjen e dytë radhazi me Belgjikën në Kupën e Botës. Në të parën ai ishte zëvendësues, ndërsa në të dytën, trajneri Rudi Garsia vendosi ta hidhte në fushë si titullar.

lukaku

Sulmuesi belg, për shkak të problemeve fizike, nuk rezistoi deri në fund dhe si rrjedhojë u zëvendësua nga trajneri. Por kaq mjaftoi që mes të dy ndeshjeve, ai të regjistronte 97 minuta në fushë gjatë Kupës së Botës.

Ky është një rast unik, pasi në këtë mënyrë, sulmuesi belg ka luajtur më shumë minuta në Botëror se sa gjatë gjithë sezonit me Napolin. Në klubin e tij ai ka mundur të zbresë në fushë vetëm për 68 minuta për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike që ka pasur.

PANORAMASPORT.AL