Super-zëvendësuesit/ Golat më të shpejtë pas hyrjes nga stoli, rekordin e mban Morales
Zëvendësimet u futën për herë të parë në historinë e Kupës së Botës në vitin 1970 në Meksikë. Që atëherë, disa futbollistë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme duke shënuar vetëm pak sekonda pasi hynë në fushë. Rekordin e mban uruguaiani Riçard Morales, i cili realizoi vetëm 16 sekonda pas aktivizimit.

Këta futbollistë treguan se ndonjëherë mjaftojnë vetëm pak sekonda në fushë për të hyrë në histori. Riçard Morales mbetet ende “superzëvendësuesi” më i shpejtë që ka shënuar ndonjëherë në një Kupë Bote. 10 golat më të shpejtë të shënuar nga zëvendësuesit në historinë e Botërorit:
1. Riçard Morales (Uruguai) – 16 sekonda
Botërori: Kore/Japoni 2002 (Faza e grupeve) Hyri në pjesën e dytë në vend të Sebastian Abreu Shënoi pas 16 sekondash Rezultati pas golit: Senegal 3-1 Uruguai Rezultati fi nal: Senegal 3-3 Uruguai
2. Matias Svanberg (Suedi) – 18 sekonda
Botërori 2026 (Faza e grupeve) Hyri në minutën e 84-t në vend të Jesper Karlstrom Shënoi pas 18 sekondash Rezultati pas golit: Suedi 4-1 Tunizi Rezultati final: Suedia 5-1 Tunizia
3. Ebe Sand (Danimarkë) – 21 sekonda
Francë 1998 (1/8 e finales). Hyri në minutën e 59-të Shënoi pas 21 sekondash Rezultati pas golit: Nigeri 0-3 Danimarkë Rezultati fi nal: Nigeri 1-4 Danimarkë
4. Marcin Zevlakov (Poloni) – 59 sekonda
Kore/Japoni 2002 (Faza e grupeve) Hyri në minutën e 65-të Shënoi pas 59 sekondash Rezultati pas golit: Poloni 3-0 SHBA Rezultati final: Poloni 3-1 SHBA
5. Randal Kolo Muani (Francë) – 65 sekonda
Katar 2022 (Gjysmëfi nale) Hyri në minutën e 78-të Shënoi pas 65 sekondash Rezultati pas golit: Francë 2-0 Marok Rezultati fi nal: Francë 2-0 Marok
6. Roxher Milla (Kamerun) – 83 sekonda
SHBA 1994 (Faza e grupeve) Hyri në fi llim të pjesës së dytë Shënoi pas 83 sekondash Rezultati pas golit: Rusi 3-1 Kamerun Rezultati fi nal: Rusi 6-1 Kamerun
7. Artem Dzyuba (Rusi) – 88 sekonda
Rusi 2018 (Faza e grupeve) Hyri në minutën e 70-të Shënoi pas 88 sekondash Rezultati pas golit: Rusi 3-0 Arabia Saudite Rezultati fi nal: Rusi 5-0 Arabia Saudite
8. Markus Rashford (Angli) – 91 sekonda
Katar 2022 (Faza e grupeve) Hyri në minutën e 71-të Shënoi pas 91 sekondash Rezultati pas golit: Angli 5-1 Iran Rezultati fi nal: Angli 6-2 Iran
9. Leroj Fer (Holandë) – 95 sekonda
Brazil 2014 (Faza e grupeve) Hyri në minutën e 75-të Shënoi pas 95 sekondash Rezultati pas golit: Holandë 1-0 Kili Rezultati fi nal: Holandë 2-0 Kili
10. Julian Grin (SHBA) – 99 sekonda
Brazil 2014 (1/8 e fi nales) Hyri në minutën e 106-të Shënoi pas 99 sekondash Rezultati pas golit: Belgjikë 2-1 SHBA Rezultati fi nal: Belgjikë 2-1 SHBA.
PANORAMASPORT.AL













