Postuar: Qershor 21, 2026 | 21:34
Opsion për Superioren? Rroca e mbyll me klubin turk
Eduart Rroca nuk është më pjesë e Ankara Keciorengucu. Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku 32-vjeçari, falenderon, drejtuesit dhe tifozët, për aventurën 2-vjeçare ku tregon se u ndje si në shtëpi.

Rroca tani është një futbollist i lirë, duke u kthyer në një opsion për klubet që militojnë në elitën e futbollit shqiptar. Prej vitit 2020, Rroca është aktivizuar në Turqi, ku ka veshur fanellat e Istanbulspor, Manisas dhe Ankara Keciorengucu.
Ndërkohë në Shqipëri ka qenë pjesë e Tërbunit, Egnatias, Luftëtarit dhe Kukësit.

PANORAMASPORT.AL













