Përballje e vështirë në Europë, pak shanse për “nëndetësen” e Ilir Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2026 | 22:16

Përballje e vështirë në Europë, pak shanse për “nëndetësen” e Ilir Dajës

Dinamo ka mësuar kundërshtarin e saj në turin e parë të Ligës së Konferencës, teksa shorti e ka vendosur përballë një prej rivalëve më të fortë të mundshëm, Astanës. Sipas parashikimeve të publikuara nga “Football Rankings”, skuadra kryeqytetase konsiderohet jo favorite për të siguruar kualifi kimin në raundin e dytë.

dinamo2

Dinamos i jepen 29% shanse për të kaluar më tej, ndërsa Astana vlerësohet me 71% mundësi për të siguruar kualifi kimin. Pavarësisht se klubi kazak ka kaluar periudha të vështira në aspektin fi nanciar gjatë viteve të fundit, Astana mbetet një emër me eksperiencë të konsiderueshme në arenën europiane. Skuadra ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në kompeticionet e UEFA-s dhe vazhdon të konsiderohet një kundërshtar i fortë për ekipet e rajonit.

Nga ana tjetër, Dinamo synon të vazhdojë paraqitjet pozitive në Europë dhe të konfi rmojë rritjen e saj në skenën ndërkombëtare. Edhe pse statistikat nuk janë në favor të bluve, në kampin kryeqytetas mbizotëron besimi se skuadra ka potencialin për të rivalizuar dhe për të synuar një surprizë ndaj kazakëve.

Përballja me Astanën konsiderohet një nga sfi dat më të vështira për ekipet shqiptare në këtë fazë të kompeticioneve europiane, por njëkohësisht edhe një mundësi e mirë për Dinamon që të testojë nivelin e saj përballë një kundërshtari me përvojë ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL