Botërori 2026, dy ndeshje u luajtën në “furrë”
Dy nga ndeshjet e para të fazës së grupeve në Kupën e Botës janë zhvilluar në nivele “nxehtësie të rëndë”, në një nivel që sindikata e futbollistëve ka paralajmëruar më parë se duhet të çojë në shtyrjen ose pezullimin e ndeshjeve, sipas një analize të “Guardian”.

Katër ndeshje të tjera janë luajtur në qytete ku temperaturat kanë qenë gjithashtu mbi këtë nivel rreziku, edhe pse kushtet brenda stadiumeve janë lehtësuar nga sistemet e kondicionimit të ajrit. Ndeshja Arabia Saudite – Uruguai në Majami ka pasur kushtet më të rënda të nxehtësisë në analizën e 24 ndeshjeve të para të turneut (secila skuadër në ndeshjen e saj të parë), në një kompeticion që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Kushtet e dyta më të rënda u regjistruan në Monterrej gjatë ndeshjes Suedi – Tunizi, në stadiume pa klimë të brendshme të kontrolluar.
Këto ndeshje, edhe pse u luajtën në orare mbrëmjeje, u zhvilluan në temperatura të “Uet-bulb” prej 28°C ose më shumë, sipas të dhënave të temperaturës dhe lagështisë për vendin dhe orarin e ndeshjeve. Sindikata globale e lojtarëve, Fifpro, ka kërkuar më parë që ndeshjet në temperatura mbi 28°C të shtyhen ose anulohen.
PANORAMASPORT.AL













