VIDEO/ Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, futbollisti i Paraguait i “vodhi” orën gjyqtarit dhe e vendosi vetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2026 | 18:16

VIDEO/ Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, futbollisti i Paraguait i “vodhi” orën gjyqtarit dhe e vendosi vetë

Ndeshja mes Turqisë dhe Paraguait dhuroi eliminimin e skuadrës europiane pas humbjes 1-0. Një humbje ku protagonist ishte Matias Galaraza i cili shënoi golin më të shpejtë të turneut duke tundur rrjetën që në minutën e dytë.

galarza

Por futbollisti i Paraguait është bërë “hit” në rrjet për një tjetër episod të ndeshjes mes dy skuadrave. Në minutën e 45-të të takimit, kur në fushë kishte shpërthyer një zënkë mes dy ekipeve, Galarza shihet teksa merr në tokë orën që i kishte rënë nga dora gjyqtarit.

Në vend që t’ia jepte menjëherë atij, Galarza në mënyrë të papritur e vendosi në dorën e vet orën.

SHIH VIDEON

Vetëm pasi situata ishte qetësuar plotësisht, ai kishte shkuar duke ia dorëzuar përsëri orën gjyqtarit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL