VIDEO/ Moment special gjatë Botërorit, legjendat e Brazilit “poshtërojnë” presidentin Infantino
Një moment special është bërë viral në rrjetet sociale ku protagonistë janë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino dhe legjendat braziliane.
Pas fitores së Brazilit kundër Haitit, ish-futbollistët ndodhen në një ambient të mbyllur teksa pranë tyre është dhe Infantino.
Ata vendosin të luajnë një lojë me presidentin i cili po përpiqej t’ua merrte topin ndërsa ata e “poshtëronin”. Në video shfaqen Kaka, Ronaldo “Fenomeni”, Roberto Karlos, Kafu, Hulio Cesar, Rivaldo dhe Bebeto.
Ky moment ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit.
Jajajaja las leyendas de Brasil jugando un ‘loco’ con Infantino, que trataba de sacarles la pelota mientras lo humillaban. La Copa del Mundo tiene estas cosas maravillosas pic.twitter.com/4wprQnogGy
— Modo Scaloneta 🇦🇷🏆 (@ModoScaloneta) June 21, 2026
PANORAMASPORT.AL













