Kritikat kundër Portugalisë, Konseisao i del kundër kapitenit: Jo detyrim t’i pasojmë Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 10:46

Kritikat kundër Portugalisë, Konseisao i del kundër kapitenit: Jo detyrim t’i pasojmë Ronaldos

Fransisko Konseisao ka mohuar idenë se Portugalia është e detyruar të kërkojë gjithmonë Kristiano Ronaldo gjatë ndeshjeve në Botërorin 2026, pas kritikave të marra pas barazimit të parë në grup.gkPortugalia e nisi turneun me një 1–1 ndaj Kongos dhe është vënë nën presion për mënyrën e lojës dhe për mënyrën se si përdor kapitenin e saj historik. Në një konferencë për shtyp nga Palm Beach, Florida, Konsesao u shpreh qartë se vendimet në fushë nuk mund të jenë të kushtëzuara nga një lojtar i vetëm.

“Nuk kemi asnjë detyrim apo nevojë t’ia pasojmë topin atij. Kristiano është një shembull për shkak të urisë që tregon çdo ditë, sikur çdo stërvitje të ishte e fundit”, tha ai.

Ai theksoi se, pavarësisht statusit të Ronaldos, loja zhvillohet në mënyrë instinktive dhe në fraksione sekondash. “Nuk është se kemi kohë të mendojmë kush është shoku i skuadrës pranë nesh apo si duket. Gjithçka ndodh shumë shpejt. Ia pasojmë topin atij që është më mirë i vendosur në atë moment. Nuk ka logjikë tjetër”, vazhdoi më tej.

RONALDO, ENDE PIKË REFERIMI Konsesao nënvizoi gjithashtu se Kristiano Ronaldo mbetet një nga golashënuesit më të mëdhenj në histori dhe një figurë udhëheqëse brenda ekipit, por jo i vetmi opsion ofensiv.

“Ai është këtu për të ndihmuar, ashtu si çdo lojtar tjetër. Kur bëhet fjalë për golin, nuk ka askënd si ai, por kjo nuk do të thotë se gjithçka duhet të kalojë vetëm përmes tij”, deklaroi. Sipas sulmuesit të ri, Ronaldo shërben si model për të gjithë grupin. “Është shembull për karrierën që ka bërë dhe për urinë që tregon edhe në këtë moshë. Nëse ai, që ka fituar gjithçka, vazhdon me këtë motivim, atëherë ne duhet të kemi edhe më shumë”, tha.

PRESIONI DHE SFIDA E RADHËS Fransisko Konsesao, i cili aktivizohet me Juventusin, theksoi se të gjithë lojtarët janë të mësuar me presionin, duke luajtur në klube të mëdha europiane.

“Kur gjërat nuk shkojnë mirë, kritikat janë normale. Ne jemi të parët që e ndiejmë kur nuk japim maksimumin. Por përgjigjja duhet të vijë në ndeshjen e ardhshme”, mbylli ai.

Portugalia tani përgatitet për ndeshjen vendimtare të Grupit K kundër Uzbekistan, ku kërkohet fitorja e parë në turne për të shmangur komplikimet në kualifikim dhe për të rikthyer qetësinë në kamp.

PANORAMASPORT.AL