Fjalët e Krymit peshojnë shumë, reagon Vllaznia pas largimit të bujshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 13:48

Fjalët e Krymit peshojnë shumë, reagon Vllaznia pas largimit të bujshëm

Ardit Krymi njoftoi largimin nga Vllaznia ditën e sotme me një postim emocional, ku shfaqte edhe zhgënjim për mënyrën se si është trajtuar gjatë kësaj periudhë. Ai deklaroi se kishte duruar më shumë sesa duhet, duke respektuar vendime me të cilat nuk ishte dakort. Ndër të tjera 30-vjeçari u shpreh se ka zgjedhur të hesht për hir të tifozëve kuqeblu.

krymi

Pas këtij postimi ka reaguar edhe vetë klubi shkodran duke e falenderuar për gjithçka që ka dhënë. Ndër tjera shkruhet se besojnë që një ditë rrugët e tyre do të kryqëzohen.

POSTIMI I PLOTË

Faleminderit, Ardit Krymi! ❤️💙

Pas shumë vitesh me fanellën kuqeblu, vjen momenti të të falënderojmë për gjithçka që ke dhënë për Vllazninë.

Përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë.

Të urojmë suksese në vazhdim të karrierës dhe besojmë se një ditë rrugët tona do të kryqëzohen sërish.

Suksese, Ardit! Vllaznia do të mbetet gjithmonë shtëpia jote. ❤️💙

PANORAMASPORT.AL

ZYRTARE/ Largim i bujshëm nga Vllaznia, reagim i fortë nga Ardit Krymi: Kam duruar më shumë se sa duhet