Ndizet merkato! Tirana pranë ish-mbrojtësit të Prishtinës, gati prezantimi i Krymit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2026 | 12:30

Ndizet merkato! Tirana pranë ish-mbrojtësit të Prishtinës, gati prezantimi i Krymit

Tirana është gati të firmosë me ish-mbrojtësin e Prishtinës, Leonat Vitija.

Leonat Vitija përfundon aventurën te FC Prishtina. Lajmi i plotë: https://t.co/wjFTSrspS9

Ai u largua më 16 qershor nga klubi pas përfundimit të kontratës. 25-vjeçari ishte pjesë e bardhekaltërve për dy sezone, ndërsa në edicionin e fundit regjistroi 31 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar në kampionat, kupë dhe ndeshjet evropiane. Tashmë është gati për një aventurë të re në Shqipëri, te klubi më i titulluar, Tirana.

Ndërkohë bardheblutë pritet të firmosin edhe me lojtarin që u largua nga Vllaznia, Ardit Krymi.

PANORAMASPORT.AL