EKSKLUZIVE/ Largimi i radhës nga Partizani, lideri pranë firmës me kampionët para fazës Champions
Altin Bytyçi pritet të jetë largimi i radhës nga Partizani. “Panorama Sport” mëson se është pranë firmës me Dritën.

Mbrojtësi 25-vjeçar ishte lider në mbrojtjen e Partizanit gjatë këtij sezoni. Ndaj dhe Drita e ka menduar si përforcim para Europës, ku e nis aventurën nga turi i parë i Champions.
Për shkak të mungesave, Bytyçi te Partizani duhet të bënte edhe mbrojtësin e krahut në edicionin 2024/25. Periudha më e vështirë ishte ajo e sezonit të parë.
Pikërisht nëntori i vitit 2023. Asokohe këputi ligamentin dhe mbylli sezonin. Një ofertë e bujshme qarkullonte te klubi, megjithatë çdo gjë u stopua për shkak të dëmtimit.
Mbrojtësi i qendrës do të largohet nga të kuqtë me kujtimin e 79 ndeshjeve në tre sezone. Gjatë kësaj kohe shënoi dy gola dhe asistoi tre të tjerë.
Te Partizani bëhet largimi i katërt. Më parë janë konfirmuar Martinez, Nondi dhe Isgandarli.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













